Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar sot me ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.
Përmes , një njoftimi për medie është bërë e ditur se temë e takimit kanë qenë çështjet aktuale dhe politike në Kosovë, shkruan Gazeta Alo.
Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për pikëpamjet dhe qëndrimet e LDK-së, karshi kësaj situatë përfshirë edhe dialogun.
Kryetari Mustafa falënderoi Ambasadorin Chabert për kontributin e Francës për paqe dhe stabilitet në rajon./Gazeta Alo/