Fjalë Kyçe

Komuna e Prishtinës njofton se sistemi i gjendjes civile nuk është në funksion

Komuna e Prishtinës njofton se sistemi i gjendjes civile nuk është në funksion

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë kësaj jave nuk ka funksionuar sistemi i gjendjes civile që menaxhohet nga Agjencioni i Regjistrit Civil, si pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Përmes një njoftimi për media thuhet se si pasojë e kësaj, Zyra e Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës nuk ka arritur të ofrojë shërbime duke u krijuar radhë të gjata të pritjes.

“Sistemi ende nuk është rikthyer në funksion”, thuhet tutje në njoftim.

Komuna tutje nuk ka njoftuar se kur pritet të rregullohet ky sistem.