Fjalë Kyçe

Vuçiq befason qytetarët serbë për zgjidhjen e problemit me Kosovën

Vuçiq befason qytetarët serbë për zgjidhjen e problemit me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk do të bëhet asnjë zgjidhje për Kosovën pa pëlqimin e qytetarëve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një intervistë për “TV Happy”, ka thënë se asnjë zgjidhje për Kosovën nuk do të ekzistoj, përveç siç deklaroi ai, nëse shumica e qytetarëve e pranojnë atë.

Sipas Vuçiqit momentalisht nuk është diskutuar për asnjë.

“Unë kam thënë këtë njëqind herë, nuk do të luaj si në Maqedoni me referendume ku njerëzit votojnë kundër dhe më pas ajo votohet në Kuvend. Mendoj se kjo është një marrëveshje e mirë për ta, e përshëndeta atë, por mënyra si është bërë unë nuk do ta bëja kurrë”, ka thënë Vuçiq në këtë intervistë, transmeton lajmi.net.

Tutje ai ka thënë se është i gatshëm që ta ndalojë konfliktin me Kosovën, por që sipas tij, me kusht që të mos poshtërohet Serbia.

Vuçiq ka thënë se çdo gjë që nuk është poshtërim dhe shkatërrim i Serbisë, për të parandaluar ndonjë konflikt, dhe që në të njëjtën kohë ruan dinjitetin e Serbisë, ai është i gatshëm që ta pranojë.

Duke iu përgjigjur kritikave për korrupsion dhe për mënyrën e politikëbërjes së tij në lidhje me serbët e Kosovës dhe Kosovën, Vuçiq, po ashtu ka thënë se falë angazhimit të tij, sot serbët në Kosovë ndjehen më të sigurt se sa 10 vite më parë.

“Mos, sepse po luftoj për Kosovën më mirë se ti dhe e kam ruajtur … dhe sot serbët në veri dhe Graçanicë ndjehen më të lirë se 10 vjet më parë, kur ata ishin të shqetësuar për sigurinë e tyre çdo ditë. Ata janë ende të shqetësuar sot, por të paktën pak më pak”, tha Vuçiq, duke shtuar se ka politikanë të cilët atë e akuzojnë për korrupsion e për të ardhmen e serbëve të Kosovës, por siç tha ai, këta politikanë fëmijët e tyre i kanë jashtë shtetit.