Një vajzë është zhdukur nga fshati Tërrnje i Komunës së Suharekës.
Policia e Kosovës, përmes një raporti 24 orësh ka bërë të ditur se rastin e ka lajmëruar babai i vajzës.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se vajza e tij moshë e mitur, viktima femër K/Shqiptare, ka dalë nga shtëpia me qëllim që të shkojë në shkollë dhe nuk është kthyer më”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Alo/