Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë mbajtur një konferencë për media në lidhje me dëbimin nga Kosova të gjashtë shtetasve turq, të cilësuar si “gylenistë”.
“Me 29 mars 2018, AKI-ja dhe Policia bënë shkelje të ligjeve e Kushtetutës së Kosovës. Komisioni ka gjetur shkelje në çdo fazë të dëbimit që nga revokimi i lejeqëndrimeve e deri të dëbimi. Kemi gjetur 31 shkelje”, ka thënë Sveçla.
“Fakti që 6 turqit nuk ishin terroristë, shtrohet pyetja se përse janë dëbuar dhe pse me kaq urgjencë? Dëbimi pa kurrfarë urdhri të ligjshëm nuk ka qenë aksidental, por me dije të shtetit”, shtoi ai.
Ndërkaq, deklaroi se për shkeljet e evidentuara do t’i drejtohen Prokurorisë së Shtetit.
Ndërsa ata kritikuan edhe PSD-në, konkretisht deputetin Dardan Molliqaj për shkak që sipas tyre nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e komisionit.