Krytari i kuvendit, Kadri Veseli ka fyer rëndë partitë e tjera politike në Kosovë.
Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka folur për zgjedhjet e parakohshme nacionale dhe mundësinë e Partisë Demokratike të Kosovës për ndonjë koalicion të mundshëm parazgjedhor.
Veseli për rtv21 ka deklaruar se PDK do të shkojë në këto zgjedhje e bindur se do të fitojë dhe se nuk do t’ia japë askujt postin e kryeministrit pasiqë sipas tij, nuk janë të gatshëm ta qojnë deri në fund.
“Herën e fundit kur nuk lëvizte asgjë në Kosovë dhe e quam vendin në zgjedhje na akuzonin neve. Tani e kemi vet dorëheqjen e kryeministrit. Por janë analoge sepse asgjë nuk ka lëvizur”, ka thënë Veseli.
Kryetari i PDK-së ka thënë se nuk ka pasur gatishmëri deri tash nga askush për luftën kundër korrupsionit në hapat që ai i ka filluar.
“As kundër nepotizimit. Për aq sa as në rrugëtimin euroatlantik nuk ka pasur progres. As në ballafaqimin me Serbinë po ashtu, përveç fjalëve e luftës verbale. Qytetarët nuk kanë nevojë për shumë fjalë, por për veprime. Të korruptuarit nuk do të jenë në asnjë institucion publik. Disa parti kanë filluar kalkulimet qysh brenda vetes. Si mund ato të qeverisin Kosovën kur brenda partisë tyre janë llom”, ka thënë Veseli.
Për koalicionin e përfolur mes LDK-së dhe VV-së, Veseli ka thënë se partia e Albin Kurtit e ka djegur për tri vite Kosovën dhe se koalicioni i tyre do të bëhej për pazare
Ai ka folur edhe për koalicionin e përfolur ndërmjet LDK-së e Vetëvendosjes, të cilin këto parti po e negociojnë.
“E kanë quajtur(Isa Mustafën) argat të Serbisë. E sot, për pushtet e harrojnë krejt dhe thonë eja bëhemi bashkë dhe ta ndajmë si në Pazar. Nuk ka Pazar me vullnet të popullit”, ka përfunduar Veseli.