Fjalë Kyçe

Shala e quan lajm të pavërtet ndalimin e Udhëzimit Administrativ për pastrimin e rezervuarve të naftës

Shala e quan lajm të pavërtet ndalimin e Udhëzimit Administrativ për pastrimin e rezervuarve të naftës

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka reaguar ndaj lajmit se kryeministri Haradinaj e ka ndaluar Udhëzimin Administrativ për pastrimin e rezervuarve të naftës, shkruan Insajderi.

Shala përmes Facebook ka thënë se ky lajm është i pavërtetë dhe se një gjë e tillë është e pamundur të ndodhë.

“Prioritet i imi i përhershëm është dhe do të mbetet mbrojtja e konsumatorit dhe cilësia e produkteve që tregtohen në tregun e brendshëm të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Shala në Facebook.

Të dashur qytetarë, të nderuar konsumator, po qarkullojnë disa lajme që Udhëzimi Administrativ 06/2019 i cili do t’i obligojë pikat e shitjes së karburanteve të naftës që të bëjnë pastrimin e rezervuarëve çdo 3 vite, udhëzim ky të cilin e kam nënshkruar para disa javëve, është anuluar nga Zyra e Kryeministrit.

Një lajm i tillë është i pavërtet.

Një gjë e tillë ligjërisht është e pamundur që të ndodhë, dhe nuk do të ndodhë!

Prioritet i imi i përhershëm është dhe do të mbetet mbrojtja e konsumatorit dhe cilësia e produkteve që tregtohen në tregun e brendshëm të Republikës së Kosovës.

E.SH