Deklarata e BE-së, për Trepçën ka ngjallur reagime edhe të deputetëve kosovar.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha thotë se mospranimi i vendimit për Trepçën nga ana e BE-së është skandaloz dhe i papranueshëm, shkruan Gazeta Alo.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Berisha ka shkruar se Kosova është shtet i pavarur dhe vendimet e saj nuk ka nevojë t’i merr në konsultim me Beogradin.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Reagimi i BE-së për Trepçë tregon skenarin e rrezikshëm për Kosovën që përfolet kohëve të fundit!
Mospranimi i vendimit të Kuvendit të Kosovës për Trepçën nga ana e BE-së është skandaloz dhe i papranueshëm.
Kosova është shtet i pavarur dhe vendimet e saj nuk ka nevojë t’i merr në konsultim me Beogradin.
Trepça dhe asnjë pasuri tjetër e Kosovës nuk duhet të jetë pjesë e dialogut me Serbinë.
E kam thënë se BE-ja është në një krizë të thellë politike nga brenda por ne nuk mund ta paguajmë faturën e krizës së tyre.
Vendimi i jonë i përbashkët në seancën maratonike të së Shtunës për Trepçën është vendim i madh për të ardhmen e gjigandit tonë ekonomik.
Trepça dhe pasurit tjera të Kosovës kanë pronarët historik dhe legjitim të saj prandaj llogarisim se pazaret për këto i takojn të kalumes së hidhur historike…
Zafa./Gazeta Alo/