Kurban Bajrami është një nga festat më të mëdha për besimtarët muslimanë, shkruan Insajderi.
Kjo festë sipas fesë Islame, ka për qëllim solidaritetin dhe mirëqenien mes besimtarëve. E një market shqiptar, ka zgjedhur një mënyrë shumë të “veçantë” për urimin e kësaj feste.
Duke ditur që mishi i derrit është i ndaluar për muslimanët, marketi në fjalë shkruan: Gëzuar Bajramin me SuperOferta 9-11Gusht: Brinjë Gici(derri) 529.
E sipas fesë Islame, mishi i derrit është rreptësisht i ndaluar pasi sipas saj, ky mish përmban mbeturina, është i papastër dhe i dëmshëm për shëndetin.