Deputeti i Nisma-s, Haxhi Shala, ka folur për zgjedhjet e parakohshme nacionale në vend, shkruan Insajderi.
Shala në T7 ka thënë se partia e tij do të shkojë e vetme në zgjedhje pasi sipas tij, kjo do të ishte më e drejtë.
“Kemi kohë të mendojmë, ne kemi ba turne në të gjitha strukturat e partisë dhe që të gjithë jemi të mendimit se këtë radhë, Nisma duhet të shkojë e vetme”, ka thënë Shala.
Deputeti ka thënë se me Partinë Demokratike të Kosovës nuk do të bëjnë koalicion.
“Nisma nuk shkon, për shkak të elektoratit, Haxhi Shala nuk shkon me PDK-në”, ka shtuar Haxhi Shala.
Më 22 gusht është caktuar seanca ku do të shpërndahet Kuvendi i Kosovës.