Fjalë Kyçe

Forenzika del në vendin ku ndodhi plaçkitja e bankës

Forenzika del në vendin ku ndodhi plaçkitja e bankës

Përveç Policisë, edhe ekipet e forenzikës janë duke kryer punën e tyre në vendin ku ndodhi plaçkitja e armatosur e një banke në dalje të Prishtinës.

Deri më tani, Policia ka konfirmuar se katër persona kanë kryer këtë plaçkitje, që si pasojë pati vjedhjen e thasëve më para që sigurimi i bankës po fuste në objektin ku ndodhi rasti, në Çagllavicë.

Tre prej katër plaçkitësve ishin të armatosur me armë të gjata. Ata kanë arritur të plaçkitin thasët me para që po futeshin në objekt nga sigurimi i bankës, përkundër se paratë në bankë silleshin me kombi nga pjesëtarët e sigurimit të bankës, Gazeta Express.

Plaçkitja ka ndodhur sot rreth orës 15:00. Plaçkitësit kanë arritur të largohen menjëherë nga vendi i ngjarjes. Filiali i bankës e cila është plaçkitur është e “Teb Banka”.

Policia, po ashtu, ka njoftuar se ka identifikuar veturën me të cilën katër të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes pasi kryen plaçkitjen.