Fjalë Kyçe

UEFA po shqyrton heqjen e rregullit kryesor

UEFA po shqyrton heqjen e rregullit kryesor

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s po planifikon të bëjë një ndryshim të madh në të gjitha garat evropiane.

Ky komitet i cili do të mblidhet në Romë këtë javë, do të diskutojë ndryshimin e rregullit të golit mysafir në fazat eliminuese evropiane.

Ky rregull në garat e UEFA-s është futur në vitin 1965, kur udhëtimet e ekipeve mysafire ishin shumë më të vështira se sa sot.

Udhëtimet në atë kohë për të zhvilluar ndeshje si mysafir, ishin të vështira, të gjata dhe të mundimshme, dhe ekipet vendase konsiderohej se gjithmonë kishin një avantazh të madh kur luanin në shtëpitë e tyre.

Sot, kur Evropa dhe futbolli kanë shënuar zhvillim të madh, UEFA po mendon shqyrtimin e largimit të rregullit të golit mysafir.

Rregulli i golit mysafir është larguar tashmë në ndeshjet e play offit në Ligën e Parë angleze.