Ahmet Isufi, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se vendosja e taksës ndaj produkteve serbe dhe votimi i statutit të Trepçës janë vendime legjitime.
“Deklaratat e sotme e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijançiq tregon se vërtetë kemi të bëjmë më një shkarje të interesave të shteteve të Bashkimi Europian”, ka thënë Isufi në Klan Kosova.
“Kjo mënyrë e sjelljes së BE-së po tregon hapur se ka interesa të ndryshme, të cilat normalisht se nuk janë pritur mirë në Kosovë”.
“Edhe me vendosjen e taksës dhe me Trepçën ne ju kemi parapari veprimeve të cilat duhet të bëhen – janë vendime të shtetit, janë legjitime”.
“Dialogu nuk duhet të kushtëzohet. Duhet të ulen palët të bisedojnë dhe të arrijnë një marrëveshje përfundimtare. Kushtëzimi i Serbisë për të shkuar në dialog me heqjen e taksës tregon se ata nuk duan dialog. Kosova dikur ka pranuar dialog pa kushte madje edhe duke pasur parasysh se ka qenë një vend ku ka ndodh gjenocid”.
“Ne konsiderojmë se duhet ta angazhojmë ekipin e Kosovës të votuar në Parlament. Tashmë kemi edhe Ligjin për Dialogun. Duhet të jetë platforma e gatshme, nuk do të agjendat e dialogut të shtyhen nga të tjerët, por të bisedohet për interesa të Kosovës”.