Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar se mjeku nga Prizreni i cili është filmuar duke fyer pacienten e tij është suspenduar.
Pas reagimit të parë ku Ismaili kërkoi që sjellje të tilla të mos tolerohen kanë reaguar SHSKUK-ja dhe vet Spitali i Prizrenit duke marrë masa që mjeku të suspendohet përkohësisht nga puna për veprimet e tij.
“Sapo u njoftova që kirurgu në Prizren është suspenduar nga menaxhmenti i Spitalit të Prizrenit. Ky reagim duhet të jetë mësim për të gjithë ata që abuzojnë me pozitat dhe besimin e dhënë”, ka shkruar Ismaili në Facebook.
Më tej, ai ka thënë se do të vazhdohet të investohet në sistemin shëndetësor dhe te të gjithë punëtorët shëndetësorë me integritet dhe etikë të lartë por nuk do të ketë tolerancë për abuzim.