Fjalë Kyçe

Ramadani: Unë pres rritje të aktiviteteve armiqësore ruse në Kosovë

Ramadani: Unë pres rritje të aktiviteteve armiqësore ruse në Kosovë

Zëvëndësministri i Mbrojtjes në Kosovë, Burim Ramadani, pret që Kosova të jetë e shigjetuar nga Rusia tashmë kur çështja e anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në NATO është punë e kryer.

“Unë pres rritje të aktiviteteve armiqësore ruse në Kosovë. Sepse është shteti i fundit me orientim pro-NATO dhe që prêt të anëtarësohet në NATO”, ka thënë Ramadani për RTK.

Ai më tej tha se “sa më shpejt që ne arrijmë të bëjmë hapa konkretë drejt NATO-s dhe sa më shpejt që NATO bën hapa drejt Kosovës, atëherë përmbyllet ky kapitull”.

“Kosova nuk duhet të bëjë gabime dhe të dëmtojë veten, duke u futur në urgjenca, dhe këtu hyn edhe dialogu me Serbinë”, ka thënë ai.