Fjalë Kyçe

PDK: Pavarësinë e sollëm ne, mosbashkëpunimi me neve është papjekuri

PDK: Pavarësinë e sollëm ne, mosbashkëpunimi me neve është papjekuri

Partitë opozitare në prag të zgjedhje të parakohshme nacionale, janë shprehur pesimiste për një koalicon të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës(PDK).

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina për Insajderin ka thënë se PDK-ja do të shkojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme nacionale dhe të gjitha deklarimet e partive opozitare për koalicionet e mundshme paragjedhore, i ka cilësuar si papjekuri politike.

“Kjo tregon një papjekuri  në përgjithësi  sepse  çdo gjë që është arrit është arrit  pikërisht nga PDK-ja, e nga e cila ka deportuar  edhe pavarësia edhe  shumë ndryshime që kanë ndodhur”, ka thënë Brovina.

Ajo ka deklaruar se çdo gjë e arritur në Kosovë nga Pavarësia e deri tek ndryshimet e ‘mëdha’, janë nga qeverisja e PDK-së.

Brovina ka shtuar se nuk është  koha që partitë të zgjedhin se kush më kë të bashkëpunojë, pasi asnjëra prej nuk ka tregu diçka të jashtëzakonshme, duke përmendur  ngecjet në integrime evropiane dhe në votimin e ligjeve.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti për EO, ka thënë se ekziston mundësia për një koalicion parazgjedhor vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje, kurse me PDK-në asessi.

Ai e ka arsyetuar bashkëpunimin me PDK-në në dy mandate, duke shtuar se qëllimi i këtij bashkëpunimi ka qënë  “për të mirën e Kosovës“, edhe pse kanë kaluar shumë keq.

Hoti: Me PDK-në assesi, me VV-në kemi vullnet të dyanshëm për koalicion

Deputetja e partisë Social Demokrate, Besa Baftiu, ka folur për koalicionet e mundshme Ajo ka thënë për Insajderin se përpos Partisë Demokratike të Kosovës, me parti të tjera, nuk ka vija të kuqe.

Deputetja e PSD-së: Mund të garojmë edhe vet, nuk e kemi problem pragun

E nga VV, Drita Millaku për Insajderin, e ka mohuar kategorikisht një koalicion të mundshëm me PSD-në.