Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri, ka folur për kalimin e tij në grupin parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Tahiri ka thënë se kalimi i tij në grupin parlamentar të partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj nuk nënkupton se ai ka ndërruar parti, T7.
Ai ka thënë se ende është pjesë e partisë së Behgjet Pacollit, por se i është bashkuar AAK-së në Kuvend në mënyrë që të mund të marrë pjesë në komisionet parlamentare.
“Jo, s’kam kaluar (në AAK)”, kur të kaloj, e bëj publike”, është shprehur ai.
Pacolli e ka lënë të hapur mundësinë e qëndrimit të tij në AKR.
“Jam i paparashikueshëm”, është shprehur ai. “Por, nuk e dëmtoj shoqërinë asnjëherë”, ka thënë Tahiri.