Fjalë Kyçe

Mërgimtarët kanë një kerkesë për institucionet e Kosovës

Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli, në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka publikuar një kërkesë të një bashkëatdhetari lidhur me shqetësimet dhe kërkesat e tij për Institucionet e Kosovës, shkruan Insajderi.

Bashkëatdhetari me anë të një letre, ka shtruar disa pyetje Kuvendit të Kosovës dhe Institucioneve të Sigurisë për ngjarjen që ka ndodhur në Shtime, ku u vodhën 24 mijë euro në shtëpin e një mërgimtari.

Nga kjo grabitje, një person ka vdekur dhe një ka mbetur i plagosur mëngjesin e së mërkurës në Shtime. Katër persona të maskuar dyshohet se kishin hyrë në shtëpinë e një qytetari për të grabitur.

Bashkëatdhetari, me anë të pyetjeve i ka thënë Kuvendit se siguria është e vetmja arsye që ata të mos investojnë këtu, pasi, pronari i shtëpisë së bashku me vëllaun janë arrestuar, nën dyshimin për vrasjen e grabitësit.

“Përshëndetje nga Mërgata, në emër të Bashkatdhetarëve që jetojmë nëpër Evropë dhe mendojmë për vendin tonë, kam tri pyetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe Institucioneve të Sigurisë që kemi në Kosovë, në lidhje me ngjarjen që ndodhi në Shtime, ku si pasojë e grabitjes së shtëpisë së një mërgimtari, grabitësi (hajni) vdes, ndërsa pronari i shtëpisë së bashku me vëllaun paraburgosen.

“Përse na njollosni kështu? Me këto që mos të vijmë në Kosovê e mos të investojmë për të vetmen arsye: SIGURIA! Çfarë bën Kosova për ne dhe çfarë bëjmë ne për Kosovën?!”, ka shkruar bashkatdhetari.