Fjalë Kyçe

Arrestohet i dyshuari i tretë për grabitjen në Shtime

Arrestohet i dyshuari i tretë për grabitjen në Shtime

Është arrestuar i dyshuari i tretë për grabitjen në Shtime.

Personi i tretë i dyshuar në rastin e vjedhjes në Shtime ku mbeti i vdekur një person e një tjetër u plagos, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar, majori i Policisë Rajonale të Ferizajt, Mehmetali Hajdini.

“ Mund ta konfirmoj që është arrestuar edhe personi i tretë për grabitjen në Shtime”, ka thënë Hajdini.

Nga ky rast, një person kishte ndërruar jetë dhe një ka mbetur i plagosur mëngjesin e së mërkurës në Shtime. Katër persona të maskuar dyshohet se kishin hyrë në shtëpinë e një qytetari për të grabitur.