Fjalë Kyçe

Në këtë qytet nga nesër policët do të dalin me armë të gjata

Nga nesër, të gjithë zyrtarët policor në Deçan në ndërrimet ditore në punë do të dalin me armë të gjata.

Ky vendim  është marrë për shkak të rasteve të grabitjeve të armatosura në zonën e Deçanit.

“Të dashur qytetarë të gjithë jeni në dijeni mbi shtimin e veprave penale “Grabitje me armë zjarri” që ka përfshi pothuaj mbarë shtetin e Kosovës, në këtë çështje nuk është imun as Rajoni i Pejës, ku pothuaj ç’do ditë po ndodhinë raste duke grabitur Banka, Institucione mikro-financiare biznese të mëdha, bastore, por edhe dyqane tjera.  Raste të tilla kanë ndodhur edhe në zonën tone e Deçanit. Në suaza kompetence nga data 04.02.2019, me qellim të ruajtjes së pasurisë shtetërorë dhe asaj private, kam marrë vendim që zyrtarët policor në të gjitha ndërrimet ditore 24/7 të dalin në detyrë më armë të gjata”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga togeri, Nysret Xhurkaj, komandant i stacionit policor në Deçan.

Sipas tyre,  ky vendim është marrë në mënyrë që qytetari të ndjehet më i sigurtë për jetë dhe pasuri personale

“Ky vendim është marrë me qellim që qytetari të ndjehet më I sigurt për jetë dhe pasurinë personale. Ne do të jemi afër jush , për sigurinë tuaj , sepse qytetarët e vendit tim janë të shenjtë për mua, do të vazhdon të na përcjell moto ,, Policia është populli – populli është policia”, thuhet ndër të tjerësh në këtë njoftim.