Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar Maqedoninë e Veriut për nënshkrimin e protokollit për anëtarësim në NATO.
Hoxhaj tha se Ballkani Perëndimor po vazhdon të bëhet zonë euro-atlantike, gjë që do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit të tërë rajonit.
“Urime kryeministrit Zaev, zëvendëskryeministrit Osmani, dhe ministrit Dimitrov për nënshkrimin e protokollit për anëtarësim në NATO. Ballkani Perëndimor po bëhet zonë euro-atlantike, që do t’i kontribojë paqes dhe stabilitetit të tërë rajonit”, ka shkruar Hoxhaj.