Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj duke komentuar rastin e abuzimit seksual të nxënëses 16 vjeçare nga Drenasi, ka thënë se për këtë arsye duhet procesi i Vettingut në të gjitha institucionet.
Sipa Zemajt, Vettingu nuk do të lejonte që në institucione të ketë zyrtar publik të cilët nuk kanë integritet moral dhe me të kaluar kriminale.
Postimi i plotë:
Kjo është arsyeja pse duhet proces i Vettingut në të gjitha institucionet e Kosovës. Shoqëria nuk mundet të duroj njerëz, zyrtar publik të cilët nuk kanë integritet moral dhe me të kaluar kriminale të jenë bartës të pozitave institucionale në Kosovë.
Pasojat e promovimit dhe zgjedhjes së njerëzve me petk kriminal, çdo ditë akoma në emër të “patriotizmit” dhe klaneve janë vetëm prodhues të pasojave në shoqëri, sikurse rasti i abuzimit i një të miture nga pjestari i Policisë së Kosovës, vjedhje të bankave dhe grabitjeve ordinere.
Kështu është kur ke zyrtar qeveritar nën akuza publike dhe kjo e shëndrruar në normale për ta, kështu është kur ke vetëm në letër minister të rendit dhe funksionet e tij ekzekutive janë të paralizuara para krimit..
Koha, për të rikthyer besimin e opinionit në punën e institucioneve të Republikës së Kosovës është më shumë se nevojë.
Kjo gjendje duhet të ndryshohet…