Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq gjatë ditës së sotme është takuar me ambasadorin amerikan në Serbi, Kyle Scott.
Gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq sot është takuar me ambasadorin amerikan në Serbi, Kyle Scott, transmeton lajmi.net.
Siç bëjnë të ditur mediat serbe, temë diskutimi ishte Kosova, në veçanti dialogu, arritja e marrëveshjes përfundimtare si dhe taksa.
Në këtë takim kryeministrja serbe Bërnabiq ka thënë se për të vazhduar dialogu me Kosovën, kjo e fundit duhet të shfuqizojë vendimin për vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat serbe në mënyrë që siç theksoi ai, të arrihet një kompromis me Kosovën, shkruan blic.rs.
Në anën tjetër, theksohet se ambasadori Scott ka ripërsëritur qëndrimin e shtetit të tij ku i ka bërë thirrje Kosovës që të heq taksën pasi që Amerika vlerëson se vendosja e taksës është pengesë për dialogun me Serbinë.
Siç shkruan ky medium, ambasadori Scott po ashtu ka mbështetur Serbinë dhe përpjekjet që është duke i bërë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe u shpreh i gatshëm që të ofrojë ndihmë për arritjen e një zgjidhjeje praktike e cila do të sillte stabilitet dhe përparim në tërë rajonin.