Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka refuzuar t’i pajis me viza 170 zyrtarë shqiptarë.
Zyra e shtypit në ambasadën e SHBA në Tiranë konfirmoi sot se u ka refuzuar vizën 170 nëpunësve të lartë e po ashtu edhe ish-zyrtarëve, së bashku me familjet e tyre.
“Që nga revokimi i vizave të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve në janar të 2017, ambasada u ka mohuar vizat edhe më shumë se 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, bashkë me familjet e tyre. Pozicioni i ambasadës së SHBA për t’ju mohuar hyrjen në SHBA zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar mbetet i pandryshueshëm”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit, shkruan shekulli.
Selia diplomatike vë në dukje se refuzimi i vizave për në Amerikë ka ardhur për shkak se në zyrat e tyre kanë shkuar informacione se këta zyrtarë kanë abuzuar me pushtetin ose janë përfshirë në akte të korrupsionit.