Fjalë Kyçe

Çitaku: Kosova nuk do ta negociojë shtetësinë e saj

Çitaku: Kosova nuk do ta negociojë shtetësinë e saj

Ambasadorja e Kosovës në Shtete të Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se nuk e di se cila është arsyeja e diskutimit për Kosovën në këtë seancë, pasi sipas saj këto mbledhje tashmë janë të panevojshme.

Çitaku poashtu duke folur për dialogun ka thënë se Kosova nuk do ta negociojë shtetësinë e saj, ndërsa ka theksuar faktin që Serbia nuk po e pranon faktin që Kosova është e barabartë me atë, përcjell zeri.info.

Ajo ka thënë se vendimi për taksën 100% ndaj mallrave serbe nuk ishte i lehtë, por ka theksuar se ishte ky vendim ishte përgjigje ndaj agresionit të Serbisë.

“Vendimi për taksën nuk ishte i lehtë për t’u marr, por ishte një përgjigje ndaj agresion të Serbisë… Poashtu ua kujtojë se asnjë produkt i Kosovës nuk mund të kalojë nëpër territorin e Serbinë, prandaj pse duhet Kosova t’ia bëjë këtë favor Serbisë duke i lënë produktet serbe të hyjnë në Kosovë… Gjithashtu kjo taksë nuk ka ndonjë efekt të madh në ekonominë e Serbisë, pasi vetëm 3 % e eksportit të Serbisë është për tregun e Kosovës”, ka deklaruar Citaku.

Diplomatja kosovare më tej ia ka përmendur kryediplomatit serb, Ivica Daçiqit krimet e Serbisë në Kosovë, duke përfshirë dhunimet e grave, vrasjet e fëmije e masakrat e shumta. “Asnjë kriminel nuk është dënuar për masakrën e Reçakut, të Izbicës, apo cilës do masakër tjetër në Kosovë. Dhe dihet se kush kanë qenë kriminelët. Krimi i luftës ka një adresë, ajo është Beogradi. UÇK-ja nuk ka qenë terroriste, ajo ka qenë çlirimtare”, është shprehur Çitaku.

Ndërsa, duke iu rikthyer çështjes së dialogut të Brukselit, Çitaku ka thënë se edhe po të hiqej taksa tani, Serbia do të gjente arsye tjera për ta bllokuar dialogun.