Mësuesi, Mehmet Spasiu, nga fshati Piranë i Prizrenit në profilin e tij në rrjete sociale ka shpërndarë sot një video të dhimbshme.
Në video shihen se si tre nxënës nga shkolla fillore “Dy dëshmorët” u larguan për bashkim familjar jashtë vendit, shkruan Gazeta Alo.
Ai ka shkruar se nxënësit pa dëshirën e tyre janë ndarë me lot në sy nga shokët dhe mësuesit.
Postimi i tij i plotë:
“Në shkollën fillore ‘Dy Dëshmorët’ në Piranë, sot kujdestarët e klasëve dytë, katër dhe pestë,organizuan përcjellje për 3 nx.që pa dëshirën e tyre duhet të ndahen me lotë në sy duke u përshëndetur me shokët, shqet,mësuesen e mësuesit e tyre , vetem për të bërë bashkim familjarë jashtë vendit.Nx.të edukuar,të sjellshem,të respektuar qe ne ditarët e tyre lanë velersim maksimal.Fjala lamtumirë ishte shumë e rëndë dhe emocionuese për mësuesen Sahadete dhe mësuesit Muharem dhe Mehmet Spahiu! Unë uroi që këta nx të jenë nënë mrojtjen e Allahut,dhe një ditë t’i kthehen vendit duke kontribuar në KOSOVË që është vendi më i mirë në botë”, ka shkruar ai./Gazeta Alo/
https://www.facebook.com/elmedink1/videos/2007587106006926/