Presidenti i vendit, Hasim Thaçi pas kthimit nga Amerika ku ka qenë pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit, ka thënë se zyrtarët amerikanë kanë kërkuar pezullimin e taksës në mënyrë që të vazhdohet dialogu.
Thirrja e zyrtarëve amerikan është që Kosova të tejkalojë këtë percepcion të krijuar si pengesë e angazhimeve per dialog dhe mundësinë e arritjes së marrëveshjes paqësore me Serbinë, që Kosova ti tejkalojë vështirësitë që po paraqiten tani, pra jo heqjen por pezullimin e taksës”, ka thënë ai shkruan Gazeta Alo.
Thaçi, ka deklaruar se në Amerikë ka potencuar që dialogu duhet të vazhdohet pa kushtëzime.
“Edhe unë kam potencuar qartë që dialogu duhet të zhvillohet i pakushtëzuar, prandaj mendoj se kjo këshillë nga institucionet e vendit duhet të respektohet e ritheksoj, jo të hiqet taksa por të pezullohet. Natyrisht ky vendim i takon Qeverisë së Kosovë, partnerëve të koalicionit e subjekteve politike’, ak thënë ai.. Mirëpo, presidenti Thaçi, nuk ka lënë pa përmendur edhe njëherë që Kosova duhet at ruajë partneritetin me shtetet që i kanë ndihmuar e në veçanti më ShBA-të.
“Ne duhet të vazhdojmë të investojmë fuqishëm për të ruajtur dhe kultivuar partneritetin strategjik për kontribuesit e lirisë dhe pavarësisë e veçanërisht të SHBA-së. Vetëm një kultivim i tillë garanton progres, zhvillim ekonomik dhe të ardhme euroatlantike’, ka deklaruar presidenti.
“ShBA ka rikthesuar që Kosova duhet të jetë e përgjegjshme në angazhimet e veta shtetërore, të ruaj partneritin me shtetet që e kanë ndihmuar dhe i kanë qëndruar afër Kosovës , shtete këto që kanë investuar shumë”.
Thaçi, ka deklaruar se ka kërkuar që dialogu të vazhdojë pa heqjen e taksës, por ka thënë s kjo është kundërshtuar.
“Unë kam kërkuar në Uashington që të vazhdohet dialogu pa heqjen e taksës, por kjo është kundërshtuar, kanë kërkuar pezullimin e saj”, ka thënë ai./Gazeta Alo/