Trajneri i Basel, Marcel Koller, ka deklaruar se talenti i Kosovës është integruar mirë në skuadrën zvicerane pas huazimit nga Genk.
21 vjeçari të hënën është zyrtarizuar te skuadra e madhe zvicerane, duke u huazuar për një vit e gjysmë nga Genku, te e cila skuadër po kalonte një periudhë të vështirë në muajt e fundit.
Trajneri Koller, në konferencën e fundit është pyetur rreth Edon Zhegrovës.
“Edon Zhegrova tashmë është integruar mirë në ekip”, ka deklaruar Koller, përcjell ‘lajmi.net’.
“Sidoqoftë ajo është një çështje për nesër, e cila është ende e hapur. Ne do të tentojmë t’i japim kohë të mjaftueshme”.
Basel këtë fundjavë takohet me St Gallen në shtëpi, dhe ne shpresojmë që Edon Zhegrova të regjistrojë debutimin.