Në dash besoni, në dash jo, deputetja nga VV, Albulena Haxhiu, di të vijë edhe me këto urime. Pra, krejtësisht ndryshe nga ekrani.
Kjo për arsye se sot për të është një datë e veçantë, për dallim nga të tjera ditë, pasi djali i saj feston ditëlindjen.
Me pak fjalë ajo edhe uroi më të voglin e saj, duke ia uruar më të mirat në jetë “Jeta ime e bukur e gëzofsh ditëlindjen, u bëfsh 100”.
Pranë tyre, gjendej edhe një torte glamuroze, ku Abulena ishte kujdesur që në detajin më të fundit të gëzonte djalin e saj.
Siç mësojmë, ai sot mbushi vetëm 2 vjeç. Por, a do të dëshironte Albulena që djali i saj të bëhet politikan dhe të shkojë rrugës së saj?
Si dihet, mbetet ta shohim në të ardhmen.