Avokati Gazmend Halilaj, ka rrëfyer se si e ka kontaktuar për herë të parë vajza nga Drenasi, e cila nga 16 vjet ishte keqtrajtuar nga profesori, e më pas edhe një polic i komunës së Drenasit.
Halilaj thotë se mënyra se si e ka rrëfyer historinë e saj vajza, tregon se nuk ka gënjyer dhe avokati beson se ajo është përdorur për marrëdhënie intime nga profesori dhe polici, që kur i ka kërkuar vajza ndihmë, ai e ka kthyer në skllave fansi.
“Duke i përdorur kamerat e policisë, lidhjet me policë të tjerë, prokurorë e gjykatës, ka arritur ta bind se nëse nuk i bindet atij do t’i ndodhë diçka më e keqe”, ka thënë avokati në televizionin T7.
“Për mu gjithçka është e vërtetë. Ajo ka thënë gjithçka që ndërlidhet se është e vërtetë”, ka shtuar ai.
Ai thotë se të gjitha detajet që i ka shpjeguar vajza, kanë qenë të ndërlidhura dhe pasi i ka analizuar, i ka besuar rrëfimit të saj.
Halilaj i ka thënë t’ia gjejë një zgjedhje që të mos riviktimizohet. Po ashtu, Halilaj ka folur për faktin se policit Vesel Veseli, të cilin vajza e ka akuzuar se e ka shfrytëzuar për marrdhënie intime.
“Ai e ka zhdukur telefonin, duke e ditur se mund t’i dalë edhe diçka tjetër”, ka thënë avokati.