“Dinamika e popullsisë ka ardhur në ngadalësimin e numrit të lindjeve”.
Kështu u shpreh Delina Ibrahimaj, drejtoresha e INSTAT-it.
Ajo theksoi se ka disa arsye, njëra prej të cilave edhe emancipimi i popullsisë, gjë që ka sjellë një kurbë lindjesh në rënie, raporton TopChannel.
Ibrahimaj pranoi edhe se emigracioni mund të ketë ndikuar, por një shifër të saktë për emigracionin tha se do ta kemi në vitin 2020, kur të bëhet censusi.
“Shifrat tona duhet të nxisin politikat incentivuese për rritjen e numrit të lindjeve, pasi rënia e këtij numri sjell probleme demografike dhe ekonomike në të ardhmen”, u shpreh drejtoresha e INSTAT-it.