Mitrovica është kthyer në një mollë sherri midis Kosovës dhe Serbisë. Mitrovica ka një sasi të madhe minerali, prandaj kjo përbën dhe arsyjen se përsë Beogradi tenton që ta bëj Mitrovicën pjesë e saj.
Iftuar në emisionin “Arena” akademiku Apollon Baçe është shprehur se vlera minerale e Mitrovicës shkon deri në 500 miliard dollarë.
Pjesë nga intervista:
“Është i vetmi vend në botë që puçen tre platforma kontinentale që vazhdon nga Shëngjini deri në Mitrovicë. Në Luftën e Dytë, gjermanët e bashkuan Kosovën me Shqipërinë, ajo që quhet Shqipëria e madhe. Krahina e Mitrovicës ngeli e varur nga Verhmanti. 45% e plumbit gjerman vinin nga Mitrovica.
Në korrik të vitit 1998, Neë York Times shkruan se lufta në Kosovë bëhet për Mitrovicën. 80 lloje minerale, 3/4-ta e elementëve të tabelës së Mendelejevit, kobalt, kalium, tek argjendi dhe ari. 60 milion ton plumb që janë 150 miliard dollarë, 40 mln ton zink që janë 140 miliard dollarë, 50 mijë ton argjend që janë 30 miliardë dollarë.
Vlera e saj e çmuar është 500 miliard dollarë. Edit Durham thotë se Mitrovica do të jetë eshka që do t’i japë flakë fuçisë së barutit të Ballkanit”, tha Baçe.