Shumë nga artistët shqiptarë kanë nisur punën për projektet e vitit 2019.
E duket se edhe reperja nga Istogu, Rina Balaj së shpejti do të publikojë projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në Instagram por siç shihet nuk do të kemi vetëm një këngë nga ajo, por disa.
“Konga e re shumë shpejt ose kongt e reja”, ka shkruar Balaj sipër imazhit.
Theksojmë se, “Down on me”, mbetet projekti i fundit i lansuar nga anëtarja e “On Records” në bashkëpunim me K Koke.