Fjalë Kyçe

Nga sot studentët e UP-së do të marrin pjesë në aktivitete të Qeverisë jashtë vendit

Nga sot studentët e UP-së do të marrin pjesë në aktivitete të Qeverisë jashtë vendit

Zyra e Kryeministrit dhe Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, me rastin e 12 Gushtit – Ditës Botërore të Rinisë, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi lidhur me nevojat e studentëve dhe aktivitetet e tyre.

Koordinatori për Rini, Avdullah Hasani, dha zotimin e tij dhe të Qeverisë se ata do mbështesin dhe do të rrinë përkrah nevojave të studentëve kosovarë.

Në kuadër të kësaj mbështetje tha se është edhe ky memorandum bashkëpunimi me studentët, të cilët do të kenë qasje në aktivitete e Zyrës së Kryeministrit.

“Sot së bashku me kryetarin e parlamentit studentor nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi të domosdoshme me arsyen se këta studentë bëhen pjesë e aktiviteteve të përbashkëta me Zyrën e Kryeministrit. Ne zotohemi që do përkrahim konferencat ndërkombëtare të studentëve, zhvillimin e aktiviteteve dhe kampanjave të ndryshme. Në kudër të këtij memorandumi ne kemi paraparë që ti hapim bibliotekat si kërkesë e parlamentit të studentëve.. me kryetarin Nishori jemi dakorduar që të organizojmë edhe samite ndërkombëtare të studentëve të Kosovës”, tha Hasani.

Hasani u shpreh se Kosova ka një rini të kulturuar dhe arsimuar të cilët nuk duhet të dallojnë nga bashkëmoshatarët e tyre evropian.

“Sot në ditën botërore të rinisë unë shprehi dëshirën që të rinjtë të Kosovës mos të dallojnë asgjë nga bashkëmoshatarët e tyre evropian. Kosova ka një rini të kulturuar, arsimuar dhe nuk na bënë të dallueshëm nga bashkëmoshatarët tanë evropian”, tha Hasani, raporton EO.

Ndërsa kryetari i parlamentit studentor, Edon Nishori, tha se thelbësore e këtij memorandumi është krijimi i bibliotekës së zhurmshme që do t’i plotësojë shumë nevoja të studentëve.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Parlamenti Studentor së bashku me Zyrën e Kryeministrit kemi arritur bashkëpunim për kampanjat vetëdijësuese nga kampanjat shëndetësore deri tek ato mjedisore. Thelbësore është krijimi i bibliotekave të zhurmshme për t’i realizuar qëllimet e studentëve, ku studentët mund ti kryejnë të gjitha obligimet e tyre duke mos dalë jashtë të kampusit të UP-së”, tha Nishori.