Rreth një orë më parë është grabitur një bankë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Grabitja ka ndodhur gjatë kohës sa disa punëtorë kanë qenë duke deponuar paratë në filialin e bankës.
Rastin e ka bërë të ditur për Gazetën Alo, zëdhënësja e Policë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 20:00 ne rrugën Bill Klinton, derisa punëtoret e një kompanie kane qene duke deponuar paratë ne filialin e një banke, te njëjtit dyshohet se janë grabitur nga persona te armatosur”, ka treguar Ahmeti.
“Policia ka nisur një hetim lidhur me rastin dhe po punon për identifikimin e te dyshuarve”, ka bërë të ditur Ahmeti.