Trajneri Marcelo Bielsa po tregon një sukses të jashtëzakonshëm me skuadrën e Leeds United.
Bielsa është në rrugë të drejtë që ta rikthejë skuadrën e Leeds në Premierligë, pas shumë viteve mungesë.
Aktualisht skuadra e tij pozicionohet në vendin e parë në ‘Championship’, me një ndeshje më shumë se ndjekësit e Norwich.
Rezultatet e mira të trajnerit kanë tërhequr vëmendjen e skuadrës nga Premierliga, Everton.
‘Mirror’ shkruan se Bielsa po shihet si zëvendësuesi i Marco Silva për stolin e Everton, në rast se portugezi do të shkarkohej, transmeton lajmi.net.
Kujtojmë se përveç rezultateve pozitive, argjentinasi Bielsa është përballur edhe me akuzat se ka spiunuar skuadrat e tjera.