Një 60-vjeçar nën vëzhgim në reanimacion
Mjekët e spitalit të Durrësit kanë marrë analizat nga Instituti i Shëndetit publik për 10 raste të dyshuara me grip derri.
Shefi i repartit infektiv thotë se në kushte reanimacioni është vetëm një 67-vjeçar, i shtruar prej disa ditësh.
Transferimi i tij për një mjekim më të specializuar në Sanatoriumin e Tiranës, sipas mjekëve do të varet nga gjendja e tij shëndetësore, raporton tvklan
Në total numri i viktimave nga gripi i derrit ka shkuar në 4. E fundit që ndërroi jetë ishte një 76-vjeçare nga Lushnja, e cila kishte mbërritur të enjten në Sanatoriumin e Tiranës, por nuk mundi të mbijetojë për shkak të komplikacioneve që i shkaktoi prekja nga virusi.