Logoja për përvjetorin e 11 të pavaresisë së Kosovës po duket diskriminuese, kështu është shprehur Flutura Kusari, juriste, në një koment në Facebook, shkruan GazetaAlo.
Ajo ka thënë se në kohën kur Kosova po përballet me një skandal të madh abuzues, logoja prezenton një burrë në foto.
“Logo diskriminuese.Në kohën kur Kosova përjetoi një ndër skandalet më të mëdha të krimeve seksuale të bëra nga burrat ndaj grave, këta po dojnë me na detyru që 11 vjetorin me festu me dedikim dhe mirënjohje kushtuar vetëm burrave, duke i injoruar tërësisht gratë” është shprehur Kusari. /GazetaaAlo/