Janë bërë 12 vjet prej se humbën jetën Arben Xheladini dhe Mon Balaj, gjatë protestës së 10 shkurtit e organizuar nga Lëvizja Vetëvendojse ku mbetën të plagosur mbi 80 aktivistë të tjerë, të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
E në nder të aktiviste anëtar dhe aktivistë të Lëvizjes bënë homazhe në shesh vendin ku humbën jetën dy aktivistët, njofton Klan Kosova.
“Këta dy janë dëshmorë të pasluftës. Kosova ka pas dëshmorë të para dhe gjatë luftës, ndërsa Moni dhe Arbeni janë dëshmorë të lirisë. Ne jemi rehat kur ata që i vranë, pjesëtarët rumun të UNMIK-ut janë prapa grilave”, tha deputeti Glauk Konjufca.
Gjatë ditës familjar, aktivistë dhe deputet bënë homazhe edhe tek varret e tyre.