Fjalë Kyçe

Molliqaj tregon kush ua mori jetën Mon Balajt dhe Arben Xheladinit

Molliqaj tregon kush ua mori jetën Mon Balajt dhe Arben Xheladinit

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kujtuar protestën e 10 shkurtit 2007 të organizuar nga Vetëvendosje, në të cilën mbetën të vrarë Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

Molliqaj ka shkruar në Facebook se ata i vrau pushteti sepse nuk e duronte idenë që qytetarët të angazhohen vetë për fatin e tyre, e as nuk e pranonte mendimin ndryshe, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë:

Progresi, liria dhe barazia, shumë shpesh hasin në rezistencën e pushtetit të padrejtë që synim ka ruajtjen e një gjendjeje të caktuar. Moni dhe Arbeni, para 12 vitesh u angazhuan duke protestuar për progres, liri dhe barazi. Pushteti i vrau sepse nuk e duronte idenë që qytetarët të angazhohen vetë për fatin e tyre. Pushteti nuk e donte demokracinë dhe nuk pranonte mendim ndryshe.

Sot e asaj dite askush nuk është dënuar për vrasjen e Monit dhe Arbenit.

10 Shkurti, do të na e përkujtojë gjithmonë që Kosova sikur që ka pasur regjime jo-demokratike dhe autoritare, po ashtu ka pasur qytetari aktive që i ka përballuar këto regjime.