Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pretendon se organizatorët e protestave kundër tij në Beograd gjenden në Kosovë.
“Mjafton t’i shohësh raportimet e mediave në Kosovës, dhe është e mjaftueshme të zbulosh se kush qëndron prapa atyre protestave, dhe kush e do rrëzimin tim, është shumë e qartë”, ka thënë presidenti serb, shkruan tanjug, tranmseton Gazeta Express.
Sipas presidentit serb mediat shqiptare kanë manipuluar edhe numrin e protestuesve.
Vuçiq thotë se është e rëndësishme të dihet se pse këto protesta janë organizuar në momentin që Prishtina e ka vendosur taksën.
Teksa ka folur për protestat e organizuara në veri të Kosovës kundër tij, Vuçiq u ka thurur lavde serbëve të kësaj pjese, duke përmendur numrin e vogël të protestuesve që kanë dalë.
“Pse nuk po protestojnë kundër taksës. Serbët në Kosovë janë më të mirët, dhe jam shumë i lumtur për këtë “, ka shtuar tutje Vuçiq, trasnmeton Gazeta Express.
Në Serbi ka disa muaj që janë duke u organizuar protesta kundër pushtetit të Aleksander Vuçiqit. Një nga kërkesat e protestuesve ka qenë edhe zbardhja e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.