Fjalë Kyçe

Gjira: Motrat s’po keni qejf me ua nguc, edhe na jem vajzat e dikujt

Gjira: Motrat s’po keni qejf me ua nguc, edhe na jem vajzat e dikujt

Nëpërmjet këngës ‘Sene t’flliqta’, reperja Gjira Kajtazi i ka thënë disa fjalë.

Ngjarjet e fundit duket se e kanë prekur reperen Gjira Kajtazi e cila edhe i ka thënë disa fjalë nëpërmjet Instagramit, shkruan lajmi.net.

“Motrat e juve s’po keni qejf me ja nguc kerkush, edhe na jena vajza e dikujt”, ishin fjalët e saj në Instastory.

Ajo ndër të tjera e ka publikuar një video të shkurtër nga kënga e saj ‘Sene t’flliqta’ të cilën e ka
publikuar para 5 vitesh.

“A ka mundsi rruges qete me hec? Pa as nje fjal & gjest, nje here i vike me kesh por – tani u bo boll mo! Ajo thote: une ty nuk t‘njoh – prandaj mos me fol mo“ ket keng e kom lansu para 5 vitesh per shkak Se vet jom ndi gjithmonë e bisdisur nga „fjalet e flliqta“ Qe ti gjujshin ne rruge … e kur i ndi tu thanë „vet Po jau kana“, sidomos nga femrat Po me vjen me u qudit me ket mentalitet! Jom qudit me vetbesimin e meshkujve ne rruge & qysh nuk jon gerrdit prej vetvetes & qysh ndin knaqesi kur e din Qe esht e nje anshme …. ndjej keqardhje Te madhe per kta njerz … thjesht m‘boni me ….” ka shkruar ajo në postimin tjetër të hedhur në Instagram.