Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Peran të Podujevës, pasditen e sotme.
Në fshatin Peran të Podujevës, rreth orës 17:00 të ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave, me ç’rast janë lënduar shtatë persona.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Gazetën Alo.
“Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka treguar Ahmeti.
Ahmeti nuk ka dhënë detaje se si ka ardhur deri te aksidenti apo cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti mirëpo, ka thënë se me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut./Gazeta Alo/