Fjalë Kyçe

Mustafa tregon se çfarë ka biseduar me Albin Kurtin në takimin e sotëm

Mustafa tregon se çfarë ka biseduar me Albin Kurtin në takimin e sotëm

Lideri i LDK-së Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes, Albin kurti, kanë pasur sonte një takim, por pa praninë e medieve, shkruan GazetaAlo.

Në këtë takim Mustafa ka bërë të ditur se është diskutuar kryesisht për gjendjen në Kosovë.

“U pajtuam se jo vetëm që vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje por duhet të rezultojë një qeveri që ua kthen shpresën qytetarëve, veçanërisht rinisë sonë” është shprehur Mustafa në llogarinë e tij në Fcaebook.

Postimi i tij i plotë

Në takim me z. Albin Kurti sot, biseduam për gjendjen në Kosovë, sidomos pas dorëheqjes së Kryeministrit të vendit. U pajtuam se jo vetëm që vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje por duhet të rezultojë një qeveri që ua kthen shpresën qytetarëve, veçanërisht rinisë sonë. Kjo qeveri e re e Kosovës duhet të sillet me përgjegjësi dhe kompetencë në zhvillimin ekonomik, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, në menaxhimin e arsimit dhe shëndetësisë, në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit si dhe në hapjen e rrugës së integrimeve evropiane. IM./GazetaAlo/