Fjalë Kyçe

SBASHK-u i bie pishman, ka këtë kërkesë

Disa ditë pasi SBASHK’u ndërpreu grevën e mbajtur për tre javë, kjo pasi u ngritën koeficientet për paga, kjo Sindikatë po kërkon që mos dekretohet Ligji për Paga nga presidenti.

Ndryshimet e koeficienteve ishin bërë një ditë para se Kuvendi të miratonte Ligjin, ku drejtues të Qeverisë, komisionit për administratë e kryetari i Kuvendit i kishin premtuar SBASHK-ut ngritje rreth 20 për qind të koeficienteve, shkruan Koha Ditore.

Drejtues të Sindikatës po konsiderojnë se Ligji duhet të mos dekretohet dhe kështu të kthehet në pikën zero. Kjo pasi mësimdhënësit e arsimit fillor (1-5) nuk janë të kënaqur me koeficientet e tyre dhe po konsiderojnë se janë diskriminuar në krahasim me mësimdhënësit e arsimit të mesëm të ulët (6-9).

Diferenca në pagë është 35 euro më shumë për këta të fundit.

Menaxheri për financa në SBASHK, Ymer Ymeri, ka thënë se më e mira është që Ligji të mos dekretohet fare në mënyrë që askush të mos mbetet i pakënaqur.