Para pak minutash ka nisur takimi mes presidentit të vendit Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj, kryekuvendarit Kadri Veseli si dhe kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Ky takim është inicuar nga kryekuvendari Kadri Veseli dhe po mbahet në kabinetin e tij.
Klan Kosova mëson se në këtë takim do të diskutohet për platformën e dialogut si dhe taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Ekipi negociator i Kosovës pritet që nesër ta prezantojë në Kuvendin e Kosovës platformën për dialogun me Serbinë.