Takimi i sotëm mes presidentit të vendit Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj, kryekuvendarit Kadri Veseli si dhe kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përfunduar.
Ky takim është iniciuar nga kryekuvendari Kadri Veseli dhe është mbajtur në kabinetin e tij, derisa pas takimit nuk është dhënë asnjë deklaratë për media, shkruan Gazeta Alo.
Ndërsa, është bërë e ditur që temë e takimit ishte platforma e dialogut si dhe taksa prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina./Gazeta Alo/