Spitali i Përgjithshëm i Pejës ëshët sqaruar lidhur me vdekjen e një foshnje të porsalindur dhe transferimin e nënës së foshnjes për në QKUK, e cila po ashtu ka ndërruar jetë.
Përmes një sqarimi në faqen e këtij spitali në Facebook, jepen detaje për këtë çështje, shkruan Gazeta Alo.
“Të shtunën më 9.02.2019, rreth orës 13:45 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është pranuar një grua shtatëzën e gatshme për të kryer lindjen. Rreth dy orë më vonë lindja është kryer, por fatkeqësisht foshnja ka lindur pa shenja jete”, thuhet në sqarim.
Sipas mjekëve specialist nënës i është dhënë një infuzion me glukozë për t’i dhënë energji gjatë lindjes, por komplikimet kanë ndodhur gjatë procesit të lindjes e dyshimet e para janë se ka pasur rupturë, ose çarje të mitrës. Ekipa mjekësore ka vepruar dhe pacientës i është hequr mitra, por gjakderdhja nuk është ndalur si pasoj e humbjes së faktorëve të koagulimit të gjakut.
Të gjithë mjekët kujdestar, gjinekologë, kirurgë, anesteziolog, kanë punuar 4-5 orë por nuk kanë mundur të ndalin gjakderdhjen.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë vlerësimet e para të situates dhe është konstatuar se çasja e personelit mjekësor ka qenë profesionale, janë zbatuar plotësisht procedurat dhe protokolet dhe nuk kanë munguar materialet e nevojshme për trajtim.
Obduksionet e më vonëshme të Institucionet kompente do të japin pergjigjen e plot lidhur me rastin.
Personeli i Spitali i Përgjithshëm në Pejë bashkëndjen dhimbjen me familjarët e nënës dhe foshnjës dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta./Gazeta Alo/