Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dal nga takimi i Ekipit Negociator i cili po mbahet për të finalizuar platformën për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Hoxhaj nuk është deklaruar për media.
Në këtë takim po marrin pjesë Fatmir Limaj bashkëkryesues i ekipit Negociator dhe këshilltari i kryeministrit, Avni Arifi, raporton lajmi.net.
Takimi ka nisur në orën 16:00.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha sot se kjo platformë gjatë ditëve në vijim do të dorëzohet në Kuvend.