Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë tash e sa vite i ka konvenuar Serbisë. Ka thënë se Serbia ka bërë këtë qëllimshëm për ta dobësuar Kosovën.
Ka thënë se Serbia ka vazhduar të blejë armatim nga Moska, ndërsa shteteve të tjera thonë se po bisedohet për statusin e Kosovës, shkruan Insajder.
“Gjendja e sotme është ndryshe dhe Kosova ka vazhdua në dialog dhe në këtë dialog Kosova e ka forcua veten. Serbia ka vazhdua me ble armë në Moskë. Të vjetër të vjetër, por po blejnë mina dhe po blenë teknologji të armatimit dhe çka tjetër me dialog atje kur ju thotë vendeve se na jemi tu fol për statusin e Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka thënë se taksa kundër Serbisë, nuk e pengon marrëveshjen përfundimtare. Thotë se taksa do ta sjellë marrëveshjen më shpejtë.
“A dini që taksa nuk e pengon marrëveshjen, taksa ka me e ngut me ardhur tek marrëveshja. Pse, sepse deri tash koha i ka konvenuar Serbisë sepse na ka mbajt në tavolinë dhe na ka dobësua gradualisht, pse mos me vazhdua ashtu. Po nuk është më ajo Kosova që kanë menduar se u kanë gjithë. Kosova sot ka Ushtrinë e vet”, ka deklaruar Haradinaj.